Kombëtarja më e keqe e historisë së futbollit

Fitorja e Australisë 31-0 në eleminatoret e Kupës së Botës 2002, është njëkohësisht edhe humbja më e rëndë e historisë e futbollit në nivel kombëtaresh. Po flasim për historinë e Kombëtares së Ishujve Lindorë të Samoas, një arkipelag prej rreth 65 mijë banorësh në zemër të Paqësorit, histori që tashmë është përjetësuar edhe në një film me titullin “Kush shënon fiton”. Një rekord tjetër negativ i skuadrës më të dobët të historisë së futbollit është se kjo kombëtare është e vetmja në rang planetar që nuk mundi të shënojë një gol në ndeshjet zyrtare e madje as në ato miqësore. Në vitin 2011 federata vendosi t’ia besonte stolin trajnerit Thomas Rongen, i cili po bënte shumë mirë me skuadrën U-20 të SHBA-së nga ku u shkarkua dhe në momentin e firmës me ishullorët, ishte i papunë. Ai e pranoi ofertën në këtë cep të humbur të botës dhe gjeti në vendin e ri edhe më keq se sa kishte menduar e madje edhe lojtarë që nuk e kishin idenë e lojës me top. E nisi aventurën me objektivin e vetëm, që kjo skuadër të shënonte vetëm një gol, të parin e historisë. Ia doli mbanë? Nuk po ua heqim kuriozitetin sepse kjo është një histori vërtet aq e rrallë sa që e meriton një film hllivudian që më në fund u realizua dhe aty mund të mësoni vërtet nëse arriti ta ndalte topin në rrjetë.

sfidanti.al