Kampionia olimpike e boksit Imani Kelif, në Javën e Modës në Milano

Kampionia olimpike e boksit nga Algjeria, Imani Kelif, mori pjesë në Javën e Modës në Milano. Sportistja ishte në shfaqjen e pranverës 2025 të Matthieu Blazy së bashku me Kendall Jenner, Jacob Elordi, Yara Shahidi, Julianne Moore dhe Michelle Yeoh. Në fotot që ka postuar edhe në llogarinë personale në Instagram, ajo shihet e veshur me një xhaketë të verdhë dhe me pantallona lëkure të zeza. Khelif është medalistja e parë olimpike e Algjerisë në boksin e femrave dhe boksierja e parë femër që fiton një medalje të artë që nga viti 1996. Akuzat se Khelif është një “burrë që lufton si grua” kanë shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga ata që e kanë njohur Khelifin që nga fëmijëria e saj. Këto pretendime u hodhën poshtë shpejt me publikimin e fotove të saj nga shkolla fillore, duke dëshmuar se ajo kishte qenë gjithmonë vajzë.

sfidanti.al