Ka qenë portier, dhe Frei nuk ka ndërmend të mos bëjë “pritje”

Futbollin në fushë e ka lënë, dhe i është përkushtuar jetës private dhe familjare. Sebastian Frej ka qenë portier i Interit, por edhe i skuadrave të tjera si Parma, Bursaspor, Xhenoa apo Fiorentina, por zakonin e pritjeve nuk e harron. Këtë e tregoi, me shaka, në një foto të shkrepur në shtëpi në prani të gruas, ndërsa momenti i fiksuar në mënyrë digjitale ishte me çiftin me pamje të lumtur dhe Frein që kishte kapur me duar gjoksin e së shoqes. Një sëmundje profesionale, por aspak e dëmshme për Frein, i cili pak kohë më parë pati vërtet një sëmundje të vështirë që e detyroi të shtrohej në spital dhe të ishte pranë vdekjes. Ju deshën 3 javë që të merrte veten.

Sfidanti.al