Xhejms Harden ka ambicie të mëdha, por 20 000 pikë në NBA s’janë keq!

U bë njëri nga 45 lojtarët e këtij kampionati që arrin 20 000 pikë në karrierë. Xhejms Harden vërtet ka ambicie shumë më të mëdha, dëshiron të shpallet kampion dhe të jetë lojtari më i mirë i sezonit, por gjithsesi edhe të shënosh 20 000 në një ligë kaq të fortë nuk është gjë e vogël. Ai e arriti fiks këtë shifër në fitoren që Hjustoni arriti ndaj Minesotës me rezultatin 139-109, ndërsa ishte në fushë vetëm për tre të katërtat e ndeshjes, pra jo më shumë se 35 minuta. Ai realizoi 32 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë, ndërsa tani ka 20 022 pikë gjithsej. Harden u bë lojtari i 7-të më i ri që e arrin këtë, dhe do të synojë padyshim që të kalojë edhe barrierën e 30 000 pikëve, për të hyrë ndër më të mirët e të gjitha kohëvve. “Unë kam në mendjen time një objektiv më të madh, – u shpreh Hardeni, – por, kjo është vërtet diçka e bukur”.

Sfidanti.al