Joana Sanz: Dani Alves më zhgënjeu në momentet më të vështira 28 Dhjetor, 2023 14:38

Viti 2023 ishte një vit padyshim i ndërlikuar për Joana Sanz, e cila duhej të përballej fillimisht me vdekjen e papritur të nënës së saj dhe më pas me arrestimin e bashkëshortit Dani Alves. Modelja spanjolle zbuloi në rrjetet sociale se kishte tentuar vetëvrasjen.

“Burri më ka zhgënjyer në momentin më të vështirë të jetës sime, kam tentuar vetëvrasjen sepse nuk duroja dot më”, ka pranuar ajo. Fatmirësisht Joana nuk i ka shkuar deri në fund dhe është ndalur në kohë: kërkoi divorcin nga Dani, i akuzuar për sulm seksual. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, Joana Sanz ka pranuar gjithashtu se nuk beson te monogamia dhe se është në kërkim të një personi të ndershëm dhe të sinqertë. Martesa me Dani Alves zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2023. Ndarja erdhi pasi futbollisti përfundoi në burg me akuzën e sulmit seksual ndaj një 23-vjeçareje në një klub nate të Barcelonës. E lindur në vitin 1993, Joana Sanz është një modele nga Tenerife. Ajo u takua me Dani Alves në vitin 2016 falë miqve të përbashkët dhe u bë gruaja e tij në vitin 2017, me një ceremoni private. Çifti nuk ka fëmijë.

sfidanti.al