Influencuesja Taylor Mega lë “thatë” CR7

Influencuese dhe futbollist, një kombinim shpesh i pranishëm në botën e futbollit dhe të spektaklit. Ka pasur dhe do të ketë shumë çifte të këtij lloji, për kënaqësinë e mediave rozë. Influencuesja e njohur italiane, Taylor Mega, e cila ka shumë ndjekës në Instagram, ka zbuluar në emisionin Striscia la Notizia një bisedë private me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. “Më ka shkruar Cristiano Ronaldo”. Taylor Mega u kontaktua nga Striscia la Notizia në lidhje me thashethemet për një histori të mundshme me Fedez dhe debatin mes këngëtarit dhe influencueses tjetër Chiara Ferragni. Gjatë intervistës, Taylor Mega zbuloi gjithashtu për “flirtin” me portugezin Cristiano Ronaldo përmes mesazheve. Një dialog i shkurtër, por i qartë. “Cristiano Ronaldo më shkruante. Nuk jam e vetmja vajzë që ka marrë mesazhe prej tij, ai i shkruan një morie vajzash. Shumë kanë shkuar me të, të tjera jo. Unë iu përgjigja, por ishin vetëm tre mesazhe në total. Çfarë do të fitoja unë duke shkuar me të? Çfarë më mbetet brenda? Nuk më tërheq as nga ana estetike, çfarë të ofron?”. Edhe Cristiano Ronaldo përjeton refuzimet si gjithë tjerët!