Icardi ‘zemëron’ Wanda Narën: Qeni dhe qenushja ime…

Wanda Nara dhe Mauro Icardi janë një prej cifteve më të përfolur në botë dhe më i ndjekuri në rrjetet sociale. Sulmuesi i Paris Saint Germainit në Instagram ka rreth 7 milionë ndjekës, kurse ajo 7.5 milionë; cdo postim i tyre merr mijëra pëlqime dhe komente, sidomos kur është sensualja Wanda që poston foto hot. Por këtë radhë, virale nuk është bërë një foto e saj e zhveshur, por një postim i futbollistit.

Xhiron e botës në rrjetet sociale nuk e bëri fotoja e postuar në vetvete ku dallohet Icardi, Wanda dhe qeni i tyre, por komenti i bërë nga Icardi

‘Qeni dhe qenushja ime-shkruante Icardi në postimin e tij duke i bërë tag bashkëshortes së tij. Përgjigjja e Ëanda Narës nuk mungoi teksa nën komentin e Icardit shkroi: ‘Sa argëtues që je’ duke shtuar edhe emotikonin e një fytyre ironike. Postimi u shoqërua nga komentet e shumta të fansave dhe personave të tjerë kuriozë

Sfidanti.al