Andrea Iannone po përjeton një moment shumë të vështirë. Përvec skandalit të dopingut ku është përfshirë, piloti italian sheh që edhe jeta e tij sentimentale ka hyrë në krizë. Sipas revistës së përjavshme ‘Chi’, Giulia De Lellis është larguar nga banesa ku ishte transferuar të bashkëjetuar me Iannonen për të shkuar për të banuar në një shtëpi tjetër pranë Pomezias ku jetojnë familjarët e saj. Duke parë këtë është e paevitueshme pyetja; historia e dashurisë po shkon drejt fundit?
Sfidanti.al