Hamilton blen “vilën e ëndrrave” në Los Angeles

Lewis Hamilton ka blerë një shtëpi ëndrrash në Los Angeles me vlerë 15 milionë dollarë. Piloti 7 herë kampion bote në Formula 1 nuk është kursyer për të shpenzuar shumën e rëndësishme pasi planifikon që pas tërheqjes nga sporti, ta kalojë jetën në qytetin e ëngjëjve. Sipas “The Sun”, vila rrethohet nga një hapësirë e gjelbër e madhe dhe një pishinë moderne. 3 mijë metra katrorë, sipërfaqe, ndërsa shtëpia ka 6 dhoma gjumi. Nga pjesa e pasme duket qartë i gjithë qyteti i Los Angeles, ndërsa shtëpia konsiderohet e stilit “industrial-modern”. Në pjesën e jashtme ka gjithashtu një fushë golfi. Hamilton ka investuar në prona të shtrenjta edhe në Montecarlo, Londër e New York.

sfidanti.al