Gjykata amerikane pushon gjyqin kundër Ronaldos për përdhunim!

Kishte kohë që pritej që të ndodhte dhe kështu ngjan kur është e vështirë apo e pamundur të provohet fajësia. Pavarësisht sesi mund të ketë qenë e vërteta në 2009 në takimin mes Kristiano Ronaldos dhe Ketrin Majorgës (Kathryn Mayorga), një gjykatë në Las Vegas këshilloi pushimin e çështjes. Kjo do të thotë se Ronaldo tashmë nuk do të vazhdojë të gjykohet për përdhunim, sipas akuzës së Majorgës, dhe avokati i superyllit portugez u shpreh i kënaqur. Mes palëve pati lidhje intime për një natë, dhe ish-modelja që u bë mësuese deklaroi se Ronaldo e kishte detyruar kundër dëshirës, edhe pse ata ishin në një dhomë hoteli vetëm për vetëm. Sipas “Deili Mirrorit”, CR7 e mbylli çështjen në mënyrë private në 2009 me Majorgën duke i dhënë asaj rreth 590 000 USD, ndërsa gjatë gjyqit ajo kërkoi 76 milionë USD.

Sfidanti.al