Gëzimi më i madh i ciftit Gallinari-Boi; erdhi në jetë vogëlushja Anastasia

‘Ishte një ëndërr, tani është një realitert.Mirëseerdhe Anastasia, dashuria ime. Dhe si gjithnjë, komplimenta mamasë’-me këto fjalë të postuar në Instagram të shoqëruar edhe nga një foto me vogëlushen e sapo lindur dhe Eleonora Boi, basketbollisti Danilo Gallinari bëri të ditur lumturinë e tij për lindjen e vajzës së tij.

Edhe vetë gazetarja sportive Eleonora përdori të njëjtën mënyrë për të shprehur gëzimin e saj të madh. ‘Kam menduar 1000 gjëra për të shkruar por nuk gjej kurrë frazat e duhura. Lumturia nuk ka nevojë për fjalë të tepërta, pastaj kur je nën efektin e medikamenteve është më mirë ta lësh këtë punë..’-shkruante Eleonora Boi

Anastasia lindi në Atlanta, ku u transferua cifti Gallinari-Boi pasi basketbollisti firmosi kontratën me skuadrën e Haëks në NBA. Ndërkaq, burime pranë ciftit flasin për një martesë të shpejtë mes tyre. Data nuk është ende zyrtare, por me siguri do të jetë në vitin 2021.

Sfidanti.al