‘Më quajne Luis Suarez dhe jam uruguajan’: përgjigjet e provimit fals në Perugia

‘Më quajnë Luis Suarez dhe kam lindur në Salto në Uruguaj. Jam uruguajan. Luaj shpesh në PlayStation, më pëlqen të pi kafe. Më pëlqen të organizoj barbecue me familjen dhe miqtë. Nuk më pëlqen të bëj Pazar, e bën gjithnjë bashkëshortja ime’. Sipas të përditshmes ‘Il Mattino’ këto janë frazat e provimit të dhënë nga Luis Suarez në Perugia për nënshtetësinë italiane. Pyetjet dhe përgjigjert I ishin dërguar sulmuesit në kompjuterin e tij me futbollistin që i mësoi përmendësh

Kjo është prova kryesore e gjetur nga Prokuroria në kompjuterin e profesoresësh Stefania Spina e hetuar dhe e pezulluar për 8 muaj bashkë me persona të tjerë të përfshirë në skandalin e Universitetit të Perugias; rektoren Giuliana Greco Bolli, Drejtorin e Përgjithshëm Simone Olivieri dhe pedagogun me të cilin dha provimin Suarez, Lorenzo Rocca.

Sfidanti.al