Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave gjatë një paraqitjeje në plazhet e Miamit, ku u fotografua duke shijuar ditët e pushimit mes atmosferës së Kupës së Botës.
Bukuroshja brune u shfaq e relaksuar në shoqërinë e miqve të saj, teksa zgjodhi një palë bikini të zeza të kombinuara me një fund plazhi rozë të lidhur në ije, duke ekspozuar stilin e saj elegant dhe linjat në formë. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen nuk ishte vetëm paraqitja e saj në plazh, por unaza gjigante e fejesës që mbante në dorë.
Sipas ekspertëve të bizhuterive, diamanti i unazës së Georginës vlerësohet mes 4 dhe 5 milionë dollarëve, ose rreth 3.7 deri në 4.6 milionë euro, duke e bërë atë një nga unazat më të shtrenjta në botën e showbiz-it.

