“Flakë e shkurtër por e re” për Kurtuanë, belgu në krahët e amerikanes 34-vjeçare

Ai është 25 vjeç, ajo 34. Nuk është çifti i momentit, në kuptimin e një lidhjeje dashurie dhe aq më pak të krijimit të një familjeje, por është lidhja romantike e ditëve të fundit. “Ai” është Tibo Kurtua, portieri belg i Çelsit, ndërsa “ajo” është Britni Gastino, prezantuese televizive, modele dhe siç quhen në anglisht “socialite”, pra një njeri i njohur në aktivitetet sociale. Të dy nuk besohet se po bëjnë ndonjë tradhëti, të paktën jo Kurtua. Ai u nda nga e shoqja shtatorin e kaluar, ndërsa ka një vajzë me të, dhe priste një djalë, pra braktisi gruan që ishte shtatzënë (!!). Britni është e famshme edhe për një “meritë” tjetër, pasi ka qenë e lidhur vite më parë me kampionin më të madh olimpik, Majkëll Felps. Kurtua dhe Gastino qendruan 3 orë bashkë, në një lokal me shokët dhe pastaj u larguan po bashkë, për të vazhduar në intimitetin e tyre.

Sfidanti.al