Euro 2024, anglezet kërkojnë një kështjellë

Bashkëshortet dhe të fejuarat e lojtarëve të Anglisë janë në kërkim të një kështjelle në Gjermani ku planifikojnë të qëndrojnë gjatë Euro 2024. Bëhet fjalë për një grup femrash të cilat janë të lidhura me Kieran Trippier, Jordan Pickford, Megan, Harry Maguire, Kyle Walker,  Annie dhe  Luke Shaw. Gjthsesi, në ditët e ardhshme grupit mund t’u bashkohen edhe bukuroshe të tjera të cilat nuk kanë vendosur ende nëse do të qëndrojnë të veçuara apo në grup.

Këtë herë, ndryshe nga Katari gjatë Kupës së Botës, nuk do të ketë rregulla strikte në lidhje me muzikën apo alkolin. Ato kanë punësuar një agjent udhëtimesh turistike për të evidentuar një kështjellë që do të jetë pranë qëndrë stërvitore të Kombëtares së Anglisë. Për momentin dy janë alternativat, Schlosshotel resort në Kronberg dhe Schloss Auel Boutique në Lohmar. Ndeshjen e parë, Anglia do ta luajë në Gelsenkirchen në datën 16 qrshor kundër Serbisë e më pas do të sfidojë Danimarkën e Slloveninë.

sfidanti.al