Brooklyn Beckham dhe mesazhi i fundit i ekzagjeruar i dashurisë për Nicola Peltz

Kur bëhet fjalë për të shfaqur dashurinë me një akt simbolik, Brooklyn e Nicola Peltz kanë shfaqur të gjithë origjinalitetin e tyre. Pak kohë më parë, djali i David Beckham bëri tatuazh pas qafës sytë e të fejuarës së tij e më pas në shpinë një letër dashurie që e kishte shkruar për të. Veprime prej të dashuruarish e pak të cmendura. Por gjetja e fundit e ciftit është më ekstravagantja dhe ishte Nicola që e publikoi në profilin e saj në Instagram.

‘Transformoi dhëmbët tanë të pjekurisë në varëse, Brooklyn Beckham, ti je miku im më i mirë-shkruante Nicola në Instagram Story dhe Brooklyn iu përgjigj: ‘Fjalët nuk mund të përshkruajnë sa të dua. Jam personi më me fat në planet. Do të të dua përgjithmonë. Dhurata më e mirë për miken time më të mirë dhe të fejuarën më të mrekullueshme. Të dua cmendurisht. Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë’.

Sfidanti.al