Breel Embolo, sulmuesi i Borussia Moenchengladbach nuk u aktivizua në ndeshjen e së martës ndaj Ëerder Bremen si masë parandaluese ndaj rrezikut të përhapjes së coronavirusit, duke qenë se është takuar me persona që nuk janë pjesë e familjes së tij. Ky është versioni zyrtar, por ajo që publikohet te e përditshmja ‘Bild’, flet për një festë ilegale me më shumë se 20 persona, dicka që ndalohet nga protokolli anti-Covid, ku futbollisti mori pjesë
Por jo vetëm kaq. Gjithnjë sipas të përditshmes gjermane, Embolo, me të parë ardhjen e policisë, tentoi të arratisej nga catia nëpërmjet një dritareje. Më pas ai hyri në një apartament tjetër ku forcat e rendit e arritën dhe e identifikuan. Futbollisti e përgënjeshtroi dhe klubi vendosi të besojë versionin e tij. Gjithsesi, Embolo u la në distancë nga skuadra dhe hyri në izolim.
Sfidanti.al