“Aristokratët” e golfit si dikur tek ne, gjoba po nuk u veshët siç duhet!

Pak ditë më parë u morëm me luftën ndaj “shfaqjeve të huaja” që bën Grand Slemi i Uimbëlldonit në tenist, por ka edhe të tjerë që mendojnë si britanikët “e lashtë”. Ja ku dalin drejtuesit e shoqatës ndërkombëtare të golfit profesionist të femrave (LPGA) që deklarojnë se do të marrin masa dhe do të vendosin gjoba për shkeljet në kodin e veshjes. Sportistet janë paralajmëruar se do të ketë gjobë 1 000 dollarë për shkelje të kodit, dhe kjo gjobë do të dyfishohet në rastet në vazhdim. LPGA është shqetësuar shumë kohët e fundit pasi golfistet kanë nisur të veshin streçe duke treguar këmbët, por edhe veshje të sipërme që nuk ua mbulojnë sa duhet gjoksin, diçka që i ka tronditur rëndë në parimet e tyre etike.

Sfidanti.al