Emergjenca e coronavirusit duket se nuk është e qartë për të gjithë dhe kjo vlen për cdo vend të botës. Në Argjentinë, Alexander Caniggia, djali I ish sulmuesit, Claudio Caniggia është në arrest shtëpie pasi brenda 24 orëve dtheu dy herë rregullin e karantinimit të vendosur nga qeveria argjentinas.
Influenceri 27 vjecar u ndalua së bashku me të dashurën e tij Macarena Herrera në Hudson në autostradën Buenos Aires-La Plata, një ditë pas një ndalimi tjetër nga policia. Duke qenë se askush nuk kishte leje apo justifikim për të lënë shtëpinë e tyre, djali I Caniggias dhe e dashura e tij të ndarë nga njëri tjetri u lanë në arrest shtëpie.
Sfidanti.al