Andres Iniesta bëhet sërish baba, Anna Ortiz sjell në jetë vogëlushen Siena

Familja Iniesta shtohet me një anëtar të ri, ose më mirë të themi një anëtare e re. Mesfushori i barcelonës u bë baba për të tretën herë, pasi bashkëshortja e tij Anna Ortiz solli në jetë vogëlushen e tyre Siena. është vetë Iniesta që e bëri të ditur lajmin e gëzuar për ardhjen në jetë të vogëlushes në rrjetet sociale me mesazhin: Mirëseerdhe, Siena!!Ajo dhe nëna e saj janë shumë mirë, Një ditë e paharruar’. Çifti Iniesta i ka tashmë 2 fëmijë të tjerë, Valerian 6 vjecare dhe Paolo  Andrea që në 31 maj do të mbushë 2 vjeç.

sfidanti.al