Alice Campello qetëson tifozët e Juventusit: Morata po e merr veten

Alvaro Morata ditët e fundit i ka shqetësuar shumë rtifozët e Juventus teksa është prekur nga një virus misterioz që e ka lënë atë jashtë fushave të lojës në ndeshjet e fundit duke përfshirë këtu edhe atë me Veronën këtë të shtunë. Por bashkëshortja e sulmuesit spanjoll, Alice Campello i qetëson tifozët e skuadrës bardhezi në lidhje me gjendjen shëndetësore të Moratës.

‘Alvaro po e merr veten dhe ka shumë dëshirë të jetë në formë dhe të kthehet i karikuar në fushën e lojës-shkruante Alice Campello në një postim të saj në Instagram

sfidanti.al