Ç’ndodh kështu tek Çelsi? Tuhel ende s’di se ç’të bëjë me Havercin?!

Blerja ishte e shtrenjë dhe “malli” i cilësisë më të lartë. Në Bundesligë dhe në kombëtaren gjermane të gjithë kanë qenë (dhe janë) të bindur se Kai Haverc është një “margaritar” i vërtetë futbolli, veçse tek Çelsi ai po shkon kot një sezon të tërë. Ish-trajneri Frenk Lampard nuk po arrinte ta përshtaste mesfushorin sulmues me skemat e tij, ndaj edhe gjermani ishte në krizë loje dhe rezultatesh. Lampard u largua dhe vendin e tij e zuri Tomas Tuhel, por as gjermani nuk po di se çfarë të bëjë, ndonëse ai u mor pikërisht sepse është trajner gjerman për të ndihmuar Havercin dhe Timo Vernerin.

“Unë jam ende i pasigurt sesi do ta përdor talentin e tij, – tha Tuheli, – ne duhet t’i gjejmë atij një rol dhe t’i japim kohë për t’u përshtatur. Jam i bindur se ai ka një të ardhme të madhe tek Çelsi, pasi është një talent i madh dhe një djalë i përkushtuar. E ka penguar dëmtimi për të treguar veten”. Që kur mbërriti nga Leverkuseni, Haverci ka shënuar vetëm 5 gola në të gjithë kompeticionet këtë sezon, dhe 3 prej tyre erdhën në një ndeshje të Kupës ndaj Barnslejt.

Sfidanti.al