Flamurtari ndan rrugët me trajnerin Agostinelli. Lajmi është bërë publik nga klubi i Kategorisë së Parë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Zyrtare ! Andrea Agostinelli nuk do të jetë më trajner i Flamurtari Football Club. Flamurtari F.C dhe tranjeri kane shkëputur bashkëpunimin me marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Andrea Agostinelli dhe stafin per punen e perkushtuar deri tani.”, shkruan ekipi vlonjat. Flamurtari u mund këtë të mërkurë nga Pogradeci me shifrat 2-1. Aktualisht ekipi renditet në vendin e dytë.
sfidanti.al