Vetëm pak orë para finales së Kupës së Botës, një përplasje e fortë publike ka tronditur skenën e futbollit ndërkombëtar. Nënkryetari i federatës amerikane të futbollit (US Soccer), Nathan Goldberg Crenier, ka kritikuar ashpër presidentin amerikan Donald Trump dhe kreun e FIFA-s, Gianni Infantino.
Në një editorial të publikuar në gazetën britanike *The Guardian*, me titullin “Pakti faustian i Infantinos me Trumpin ka njollosur skenën më të madhe të futbollit”, Goldberg Crenier ka shprehur shqetësimin e tij për lidhjen mes drejtimit të FIFA-s dhe politikës amerikane. Sipas tij, bashkëpunimi mes Infantinos dhe Trumpit ka dëmtuar imazhin e futbollit dhe ka krijuar një precedent të rrezikshëm për sportin më të ndjekur në botë.
“Infantino u përpoq të ushtronte ndikim te lideri amerikan, por në të kundërt përfundoi duke përfshirë futbollin në politikë dhe duke dëmtuar besueshmërinë e këtij sporti”, ka shkruar zyrtari i US Soccer. Goldberg Crenier ka pranuar se Kupa e Botës mund të mbahet mend si një sukses i madh financiar dhe organizativ, por sipas tij, asnjë shifër ekonomike nuk mund të fshijë atë që ai e konsideron si një “njollë morale” mbi turneun. “Drejtuesit e futbollit kanë detyrën të mbrojnë sportin dhe të shpëtojnë FIFA-n duke kundërshtuar një vizion egoist dhe utilitar të futbollit”, është shprehur ai.

