Portieri shqiptar, Alen Sherri, kthehet te Cagliari pas përfundimit të huazimit te Frosinone, ku nuk pati asnjë paraqitje në Serie B. Lajmi vjen pas largimit të Radunovic drejt Spezia-s, duke lënë vend të lirë për Sherrin në skuadër.
Sherri, i cili iu bashkua Cagliarit nga Egnatia një vit e gjysmë më parë, do të qëndrojë si portier i dytë pas Caprile-s, përveç nëse ndodh ndonjë ndryshim i papritur. Ai nuk arriti të grumbullonte minuta te Frosinone, edhe për shkak të një dëmtimi të rëndë në fytyrë gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Monza-s në fillim të sezonit. Performancat e mira të Lorenzo Palmisani-t, ish-portier i Olbias, gjithashtu penguan Sherri të gjejë hapësirë në ekipin e drejtuar nga Alvini. Në komunikatën zyrtare të klubit, Cagliari njofton se është arritur marrëveshja me Frosinonen për ndërprerjen e parakohshme të huazimit:
“Portieri shqiptar, i lindur në vitin 1997, debutoi me më 17 gusht në fitoren 1-0 ndaj Monza-s në Kupën e Italisë dhe kthehet në skuadër për t’u vënë menjëherë në dispozicion,” thuhet ndër të tjera. Deri më tani, Sherri ka grumbulluar gjithsej 8 paraqitje me fanellën e Cagliarit.
sfidanti.al

