Largimi i Shaqirit nga përfaqësuesja e Zvicrës ka sjellë reagimin e njerëzve të futbollit në vendin helvet. Së fundmi, trajneri i kombërares zvicerane, Murat Yakin ka folur për këtë temë.
“Ne jemi njoftuar të gjithë në të njëjtën kohë. Më vjen keq për këtë vendim, kemi pasur një marrëdhënie të mirë pune. Por është vendim i tij dhe e respektojmë. Më vjen keq që i them lamtumirë një lojtari kaq brilant, një rekordmen. Një falenderim i madh nga ana ime. Ne të dy kemi rënë dakord që rimti në kampionatin e SHBA-ve, nuk është i njëjtë si në Europë. Ai e ka pranuar rolin e tij dhe ka dhënë një kontribut të madh dhe ka mbështetur të rinjtë. Është sjellë në mënyrë profesionale dhe i uroj suksese në të ardhmen”, tha ai.
sfidanti.al