Xhaka, më i miri i Zvicrës për vitin 2023

Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i Zvicrës për vitin 2023. Në ceremoninë e mbajtur në Bern, Xhaka u shpreh se sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë përmirësohet. Gjithashtu, mesfushori tregoi për ndjesitë e para te Leverkusen. “Në Angli kam mësuar shumë sa i përket mentalitetit. Unë jam 31 vjeç tani dhe nuk jam më i riu në ekip, por unë jam si vera e kuqe , gjithmonë më i mirë. Kam shumë gjëra për formën e mirë të ekipit dhe në momentin e parë kur hyra në dhomën e zhveshjes, e ndjeva së është ekipi i duhur. Kemi një trajner të madh dhe ekip të mirë, por jemi vetëm në gjysmë të rrugës për shkak se nuk fiton asgjë në dimër. Duhet të mbajmë këmbët në tokë dhe të vazhdojmë të punojmë fort”, tha ai.

sfidanti.al