Vrioni protagonist, gjen golin në MLS

Giacomo Vrioni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar për Montreal, në humbjen 1-2 ndaj Philadelphia Union, në ndeshjen e kampionatit amerikan. Në fundin e pjesës së parë, Vrioni përfitoi nga një rrëmujë dhe me të majtën nga fare pranë, dërgoi topin në rrjetë. Në MLS, në dy ndeshje të luajtura, 26-vjeçari ka realizuar një gol. Për të, ky është sezoni i parë te Montreal.

sfidanti.al