Vora prezanton blerjen e parë në këtë sesion të merkatos. Mesfushori Orgito Ruci nga dita e sotme është zyrtatisht një lojtar i Vorës. 20-vjeçari së fundmi është aktivizuar me Panionios në Greqi, ndërsa është aktivizuar edhe me skuadrat e moshave të kombëtares kuqezi në të kaluarën.
“Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se, nga dita e sotme, Orgito Ruci është zyrtarisht futbollist i Vorës. Mesfushori 20-vjeçar është formuar në akademinë e Olympiacos Piraeus dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e ekipeve Genoa U18, Venezia U19, si dhe së fundmi Panionios ne Greqi. Orgito ka përfaqësuar gjithashtu Kombëtaren e Shqipërisë U17, U18 dhe U19, duke konfirmuar potencialin dhe cilësitë e tij si një futbollist premtues. Klubi ynë i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al

