Vllaznia nuk di të ndalet

Vllaznia ka marrë një fitore 2-0 përballë Bylisit në ndeshjen e javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”, të luajtur në “Loro Boriçi. Pas një pjese të parë pa gola, me një penallti të dhënë e më pas të anuluar nga VAR, kuqeblutë zhbllokuan sfidën në fillimin e pjesës së parë, pikërisht në minutën e 47-të me anë të Stojanoviç, i cili u tregua i saktë me një gjuajtje me kokë. Ballshiotët kishin mundësinë më të mirë për të barazuar në minutën e 64-ët, por Ruçi gaboi nga pika e bardhë. Në një ndeshje ku gjithçka mund të ndodhte përsa i përket rezultatin, Balaj u jep qetësinë shkodranëve me golin e shënuar në minutën e 80-të për një fitore 2-0.

sfidanti.al