Vllaznia ka zyrtarizuar me një postim në rrjetet sociale sulmuesin e ri, Edlin Randy Essang Matouti. Është 21 vjeç dhe ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kuqeblutë. Sulmuesi vjen nga Gaboni dhe së fundmi ka debutuar dhe me përfaqësuesen e vendit të tij.
Njoftimi i klubit:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje. Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij- Gabon. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Essanga Matouti!
sfidanti.al