Ka disa ditë që raportohet se Vinicius Junior e ka pranuar ofertën e Real Madridit për rinovim, por “The Athletic”, media shumë serioze, shkruan të kundërtën. Sipas saj, agjenti i Vinicius ka lëshuar sinjale se marrëveshja finale është ende shumë larg dhe kjo prej kërkesave të larta të lojtarit. Sulmuesi dhe agjenti po kërkojnë kontratën më të madhe në historinë e “Los Blancos”. Saktësisht, duan pagë 30 milionë euro në vit, edhe më shumë se Cristiano Ronaldo një herë e një kohë.
sfidanti.al