Viktor Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë

Viktor Gyökeres ka përfunduar sezonin si lider absolut në garën për Këpucën e Artë, duke lënë pas emra të mëdhenj si Kylian Mbappé dhe Mohamed Salah. Sulmuesi suedez i Sporting Lisbonës mbylli një sezon të jashtëzakonshëm në Portugali, me 39 gola në 34 ndeshje, duke udhëhequr ekipin drejt titullit kampion dhe duke grumbulluar 58.5 pikë në renditjen për këtë çmim individual prestigjioz. Tani, Gyökeres është në pritje, ai nuk ka më ndeshje për të zhvilluar dhe do të varet nga ajo që do të bëjnë ndjekësit e tij më të afërt: Mbappé dhe Salah, të cilët kanë ende dy sfida secili në ligat respektive.

Çfarë u nevojitet rivalëve të tij?

Kylian Mbappé ka shënuar 28 gola në La Liga dhe ka grumbulluar 56 pikë (28 gola × 2). Për të kaluar Gyökeres, francezit i duhen të paktën 2 gola në ndeshjet e mbetura ndaj Seviljes dhe Real Sociedad.

Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Mohamed Salah, që ka gjithashtu 28 gola në Premier League dhe 56 pikë. Egjiptiani do të tentojë të kalojë Gyökeres në sfidat ndaj Brighton dhe Crystal Palace.

Prapa tyre…

Në vendin e katërt është Harry Kane, i cili mbylli sezonin në Bundesligë me 26 gola dhe 52 pikë. Me kampionatin të mbyllur, ai ka humbur çdo mundësi për të fituar çmimin.

Robert Lewandowski ndodhet në vendin e pestë me 25 gola dhe 50 pikë. Sulmuesi i Barcelonës ka ende dy ndeshje, por do t’i duhet një mrekulli: të shënojë 5 gola dhe të shpresojë që as Mbappé, as Salah të mos realizojnë.

Renditja aktuale për Këpucën e Artë (më 17 maj 2025):

  • Viktor Gyökeres – 39 gola × 1.5 = 58.5 pikë (nuk ka më ndeshje)
  • Kylian Mbappé – 28 gola × 2 = 56 pikë (2 ndeshje të mbetura)
  • Mohamed Salah – 28 gola × 2 = 56 pikë (2 ndeshje të mbetura)
  • Harry Kane – 26 gola × 2 = 52 pikë (pa ndeshje të mbetura)
  • Robert Lewandowski – 25 gola × 2 = 50 pikë (2 ndeshje të mbetura)

Gara mbetet e hapur dhe emocionet pritet të jenë të mëdha në fundjavën e fundit të kampionateve. A do të mjaftojnë golat e Gyökeres për të fituar trofeun e parë të madh individual në karrierë, apo do ta rrëmbejë një nga ‘yjet’ e Premier League apo La Liga?


sfidanti.al