Lorenzo Pellegrini, mesfushori i Romës, ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në Finlandë për një dëmtim të tendinës në pjesën e përparme të kofshës. Profesori Lasse Lempainen, i cili kreu operacionin, konfirmoi se gjithçka shkoi mirë dhe lojtari do të nisë së shpejti rehabilitimin në Romë. Sipas mjekut, Pellegrini mund të rikthehet në formën më të mirë brenda katër muajsh. Ndërkohë, Roma do të presë Milanin në Olimpico për javën e 37-të të Serie A. Verdhekuqtë, pas humbjes ndaj Atalantës, kërkojnë një fitore për të qëndruar në garën për Evropë. Milanit, që vjen nga disfata në finalen e Kupës së Italisë, i duhet gjithashtu një fitore për të ruajtur shpresat për një vend në Conference League. Të dy skuadrat do të përballen me mungesa të rëndësishme.
