Louis Van Gaal, i cili po lufton kancerin agresiv të prostatës, është protagonisti i një dokumentari “Gjithmonë pozitiv”, i cili do të mbështesë kërkimin onkologjik. Trajneri 72-vjeçar bëri të ditur se vuante nga kanceri i prostatës gjatë Botërorit në Katar, kur ishte trajner i Holandës.
“Gjithmonë dukesha shumë i ri, kjo është arsyeja e paraqitjes sime të mirë (qesh). Nëna ime po vdiste dhe fytyra e saj ishte si një lule deri në momentin e fundit. Askush nuk e pa që ajo ishte i sëmurë.Kam të njëjtin problem. Ose të njëjtin fat. Kam më shumë se tre vjet që merrem me sëmundjen, me rrezatim, injeksione hormonale, operacione, kateterë dhe qese me urinë. Është e pabesueshme, por unë mund ta bëj.I kam menaxhuar gjërat dhe madje kam arritur të punoj gjatë Botërorit të fundit. Procesi i kancerit nuk është shumë i ndryshëm nga procesi i të qenit trajner. Për mua ishte pozitive të merresha me të dyja gjërat”, shpjegoi ai.
sfidanti.al