UEFA hap hetim për çështjen “Daku”

Shqipëria arriti një barazim 2-2 përballë Kroacisë në ndeshjen e dytë në Grupin B të Euro 2024. Tifozët kuqezinj dhe ata kroatë festuan së bashku në stadiumin e Hamburgut dhe nuk është raportuar për incidente. Megjithatë, UEFA ka hapur hetim për të dyja skuadrat. Një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s është caktuar sot për të kryer një hetim në lidhje me sjelljen e mundshme raciste dhe/ose diskriminuese nga tifozët. Ndërkohë, nën hetim ka përfunduar edhe sulmuesi kuqezi, Mirlind Daku, për sjelljen e supozuar të papërshtatshme .