UEFA ka caktuar skuadrën e arbitrave përgjegjës për të gjykuar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayernit të Mynihut dhe Realit të Madridit. Arbitri i zgjedhur është Clement Turpin. Francezi do të gjykojë ndeshjen, që do të luhet të martën më 30 prill në orën 21:00 në “Allianz Arena” në Bavari. Edhe pjesa tjetër e skuadrës është franceze, përveç gjyqtarit të katërt, i cili do të jetë zvicerani Sandro Schärer.
sfidanti.al