A i ka dhënë fund Bundesligës humbja e Bayern kundër Borussia Dortmundit? Tuchel duket se është i bindur për këtë, duke marrë parasysh diferencën prej 13 pikësh në krahasim me liderin Leverkusen: “Kemi humbur kampionatin? Po, sigurisht. Nuk kam më shpresë. Pas ndeshjes së sotme nuk kemi nevojë t’ju themi asgjë. Sa pikë jemi prapa? 13? Urime Leverkusenit!”. Tuchel vazhdoi: “Loja nuk ishte e një standardi të lartë, kishte një mungesë të qartë shpejtësie. Na mungonte fare pasioni. Absolutisht nuk mjafton. Në fakt menduam se nuk do të arrinim kurrë në pikën ku një ndeshje do të shkonte kaq keq. Tani padyshim që ka ndodhur përsëri”.
sfidanti.al