Edhe pse na ndajnë ende dy muaj nga takimet e para të Kombëtareve, Thomas Tuchel, i cili mori detyrën si komisar teknik i Anglisë më 1 janar, ka nisur që tani të familjarizohet me lojtarët. Trajneri gjerman përveç Herri Kejnit, të cilin e njihte që në kohën kur punaun bashkë në Mynih, ka kontaktuar edhe me sulmuesin e krahut të Çelsit, Noni Madueke. Në ndeshjen me Shqipërinë, “Tre Luanët” do të jenë në emergjencë në mbrojtje. Konkretisht krahu i majtë është i “zbuluar”. Ljuk Shou është i dëmtuar ndërsa Kirën Tripier është tërhequr nga arena ndërkombëtare duke lënë vetëm Ben Çiluell si altërnativë për krahun e majtë. Por mëngjërashi i Çelsit për momentin nuk është titullar në ekipin e Mareskës, ç’ka e bën të vështirë grumbullimin në Kombëtare. Talenti i Arsenal Majls Ljuis-Skelli është i vetmi kandidat për këtë pozicion, por Tuchel për ta grumbulluar si fillim duhet të bisedojë me Federatën e Futbollit, e cila mund të mos pranojë që ta dërgojë 18-vjeçarin nga ekipet e moshave në ekipin e parë pa kaluar një herë në Anglinë e moshave deri në 21 vjeç.
sfidanti.al