Tramezzani emërohet trajneri i AEL Limasol

Ish-ndihmësi i Giani De Biasit te Kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramexani, ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij, teksa së fundmi është emëruar trajner i skuadrës së AEL Limasol, që militon në elitën e futbollit qipriot dhe ka fituar plot 18 trofe. 54-vjeçari, së fundmi drejtoi skuadrën e Yverdon në Zvicër, por nuk mundi të siguronte mbijetesën, për shkak të golavarazhit negativ, teksa e mbyllin kampionatin me pikë të barabarta me Grasshopers. Gjatë karrierës së tij, Tramexani ka drejtuar shumë skuadra si Lugano, Sion, APOEL Nikosia, Livorno, Hajduk Split, Al-Faisali si dhe Istra. Italiani ka punuar më parë në Qipro. Në sezonin 2018-2019, ai arriti suksesin më të madh në karrierën e tij si trajner deri më tani, duke fituar kampionatin me APOEL nga Nikosia.

sfidanti.al