Titulli në Çeki vendoset në dyshim për shkak të dhunës

Çmenduri në derbin e Pragës mes Slavia Prague dhe Sparta Prague.  Vendasit e Slavia-s po fitonin 3-2 dhe ishin vetëm pak minuta larg shpalljes kampionë, tre javë para fundit të sezonit.

Por rreth minutës së 97-të, me edhe afro tre minuta lojë për t’u zhvilluar, ultrasit vendas pushtuan fushën me flakadanë dhe fishekzjarre, duke tentuar përplasje me tifozët kundërshtarë.

Në kaosin e krijuar u godit edhe portieri i Sparta-s, Jakub Surovcik, i cili mbeti për disa sekonda i shtrirë në tokë i tronditur.

Ndeshja u ndërpre dhe tani Slavia Praga rrezikon një dënim që mund të komprometojë edhe fitimin e titullit kampion.