Zyrtare, Rijad Kobiljar është blerja më e re e skuadrës së Tiranës. Mesfushori boshnjak vjen nga kampionati turk, nga Sakaryaspor, ndërsa më parë ka luajtur dhe për skuadra si HSK Posusje, FK Sarajevo apo NK Olimpija.
29-vjeçari tashmë është pjesë e skuadrës bardheblu, i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.
Njoftimi i klubit:
Mirësevjen, Rijad!
KF Tirana njofton zyrtarisht afrimin e mesfushorit Rijad Kobiljar. Lojtari tashmë është pjesë e skuadrës dhe i gatshëm për angazhimet e radhës si përforcimi më i ri në kampin e bardhebluve!
I urojmë mirëseardhjen!
sfidanti.al

