Tirana në negociata për të zhvilluar edicionin e ‘Globe Soccer Awards’

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria, konkretisht Tirana, është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian: edicionin kontinental të Globe Soccer Awards. Rama tha se organizatorët e këtij eventi të përvitshëm, i cili mbahet tradicionalisht në Dubai për versionin global, janë aktualisht në bisedime me dy qytete evropiane për edicionin kontinental: Madridin dhe Tiranën. Ai shprehu bindjen se Tirana ka shumë gjasa të zgjidhet si mikpritëse.

“Sot nuk është më e paimagjinueshme që evente të këtij niveli të vijnë te ne. Madje propozimet po na vijnë vetë,” u shpreh Rama. “Do të ishte fantastike që, për shembull, çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë t’i dorëzohej Lamine Yamal këtu, në Tiranë.”

“Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri por me 95% në Tiranë edicionin evropian të Globe Soccer Aëards, të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme, sa i përket edicionit të vetë global në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Diskur evente të tilla ishin të paimagjinueshme, por propozimet po na vijnë edhe vetë tani. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama.

sfidanti.al