Ismajli i kërkuar në Turqi

E ardhmja e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli do të jetë larg Empolit. Kontrata e lojtarit po skadon dhe ai është i destinuar të largohet nga klubi toskan pas rënies në Serie B, pavarësisht se ishte një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes sezonin e kaluar.

28-vjeçari, që është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë, (44 paraqitje dhe tre gola me kuqezinjtë), ka tërhequr interesin e disa klubeve si në Serie A – ku u përmendën edhe Napoli dhe Juventus – ashtu edhe jashtë Italisë, veçanërisht në Turqi. Sipas “PianetaEmpoli” futbollisti ka qenë në shënjestër të Besiktasit për një kohë të gjatë, por edhe një klub tjetër që luan në Superligën turke e ka vënë atë në listën e dëshirave. Bëhet fjalë për Trabzonspor. Shqiptari do të marrë kohën e tij për të bërë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e tij.

sfidanti.al