Tirana ka shqetësim vetëm Florjan Përgjonin. Kapiteni ka marrë një goditje në këmbë që gjithsesi nuk është shqetësuese. Ai do të jetë në stërvitje në ditët në vazhdim. Po kështu, bardheblutë për momentin nuk kanë shqetësime të tjera. Skuadra është e plotë, ndërsa në sfidën me Skënderbeun nuk është se janë paraqitur mirë. Ekipi është dukur i rënduar në fushën e lojës dhe u lirua vetëm në fund të saj. Gjithsesi, Shkëmbi tregoi pakënaqësinë për lojën e ekipit, i cili ishte ndryshe në Europë. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Në këtë moment që flasim, Tirana duhet të afrojë disa lojtarë të rëndësishëm që të marrin skuadrën për dore.
sfidanti.al