Tirana përforcon organikën me një sulmues në këto ditë të para të vitit 2025. Bardheblutë njoftojnë se kanë firmosur për dy sezone me Emmanuel Ernest. Sulmuesi 22-vjeçar është nga Liberia dhe më parë ka qenë pjesë e Aaraut në kampionatin zviceran. “Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Emmanuel Ernest. Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24-vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore”, shkruhet në njoftimin e klubit.
sfidanti.al