Pas emërimit të trajnerit serb Ivan Gvozdenovic në krye të pankinës “verdheblu”, tifogrupi mbështetës i ekipit të Elbasanit “Tigrat Verdheblu” kanë reaguar në faqen zyrtare. Ultrasit janë kundër këtij vendimi të marrë nga klubi i Elbasanit. Ata thonë se emërimi i trajnerit serb është një provokim dhe nënçmimim i naciolatitetit kombëtar. Ndër të tjera, “Tigrat” kërcënojnë klubin se do të ketë reduktim të mbësthetjen derisa të ketë reagim edhe nga vetë Elbasani.
Reagimi
Ditën e sotme pas largimit të trajnerit Roberto Bordin që gjejmë rastin ta falenderojmë publikisht për kontributin e tij, drejtuesit kanë prezantuar teknikun SERB Ivan Gozdenoviç. Tifogrupi “tigrat verdheblu” ndihen të indinjuar për këtë vendim. E konsiderojmë këtë lëvizje provokim dhe po ashtu një nënçmim të nacionalitetit tonë kombëtar. Elbasani është një fanellë me traditë dhe sigurisht nga pas ka patur gjithmonë mbështetjen e pakursyer tonën në çdo stadium të Shqipërisë. Një mbështetje e cila do reduktohet deri sa klubi të reagoj për këtë vendim absurd. Elbasani gëzon një vend të veçantë në zemrat tona dhe ne do të vijojmë të brohorasim për fanellën, për qytetin për lavdinë!
sfidanti.al