Teuta rikthen talentin durrsak në skuadër

Teuta po mendon të përforcojë skuadrën, për t’u kthyer më të fortë në vitin 2024. Durrsakët kanë kthyer në ekip Patrik Trenin, që ndodhej në huazim te Luzi ku dhe spikati në gjysmën e parë të sezonit. Ai bashkë me Peter Itodon janë golashënuesit e Luzit në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se Patrik Treni shënoi plot 6 gola. në 16 javë të luajtura. Ai ishte titullar i padiskutueshëm dhe më të shumtën e ndeshjeve i luajti të plota. Treni spikati gjithashtu në Kupën e Shqipërisë, ku në raundin e dytë kundër Butrintit shënoi golin e kualifikimit për 3 me 2. 21-vjeçari që shihet me shumë potencial për të ardhmen, firmosi verën e kaluar për “djemtë e detit”.

sfidanti.al