Te Teuta pritet një revolucion i madh në merkaton e verës. Kjo pasi ekipi në këtë sezon ishte jashtë çdo pritshmërie, duke zhgënjyer jo pak. Me të përfunduar kampionati kanë nisur edhe largimet e para. Theodoros Mingos nuk od të jetë më lojtar i “Djemve të Detit”, pasi palët kanë ndarë rrugët mes tyre. Aventura e grekut në Durrës ka zgjatur vetëm 1 sezon, pasi në verën e vitit të kaluar u largua na Kukësi për t’iu bashkuar Teutës. 27-vjeçari ia doli të luante vetëm në 13 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, në total 722 minuta. Paraqitjet e tij nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndajnë rrugët me të, pasi nuk ëhstë më pjesë e planeve të tyre për sezonin e ri.
sfidanti.al