Telushi largohet pa zhurmë nga Flamurtari

Lideri dhe lojtari më i moshuar tek Flamurtari, 35-vjeçari Bruno Telushi, i ka dhënë tashmë lamtumirën klubit të tij, pa zhurmë e pa polemika.

Mesfushori firmosi vjet në janar, duke u kthyer në Vlorë pas 7 vitesh, por nuk i eci nga dëmtimet, duke luajtur shumë pak sezonin e shkuar e duke mos qenë më në listën e titullarëve këtë sezon, me vetëm 5 ndeshje në formacion në kampionat.

Për këtë arsye, Telushi është larguar pas përfundimit të kontratës dhe ndoshta po mendon edhe tërheqjen nga futbolli, për të qenë pranë familjes në Tiranë.